Shkruan Bashkim Ameti
U deshën 6 (biles edhe 16) vjet që mjegulla të zhduket dhe gjërat të qartësohen. Grackat, shpifjet dhe linçimi publik ndaj aktivitetit dhe personalitetit tim ishin forma që “shoku me shokë” zgjodhën para 5-6 vitesh për asgjësimin tim politik biles edhe fizik, me qëllim “eliminimin e rrezikut” për karrierat personale. Harxhova kohë por edhe shëndet e mjaft energji e angazhim duke u ballafaquar ne luftën brenda llojit, derisa u bëra imun ndaj sulmeve e intrigave të një pushtetari absolut lokal por edhe të nivelit qëndror, gjithmonë afër qendrës së vendosjes. I kalitur nga sfidat e vështirsitë e kohës, fitova një përvojë të jashtëzakonshme dhe të papërsëritshme (për çka fillova nga zemra ti falemderoj Zotit, por edhe “shokut me shokë”), derisa thuajse i vetëm vendosa ta “lëshoj gardin” e të mos mbrohem më. Vendosa të fokusohem në angazhimet profesionale, duke mos çarë kokën, edhe pse nuk më linin të qetë derisa filluan të egzaltohen nga fitorja, fitorja e fundit ama. Fitorja për të cilën përdorën të gjith artilerinë, lidhën aleanca me djallin, biles shpesh duke harruar ballafaqimin me oponentët real e formal politik, por atëherë i rëndësishëm ishte “eliminimi i rrezikut” brenda llojit, eliminimi atij që nuk po din me u bo vasal, pra i imi.
Si çdoherë i papërkulur, edhe pse i braktisur une vazhdova rrugën time i qetë, me kokfortësi i bindur dhe me besimin se drejtësia edhe pse e vonë do të vijë.
Analiza, netë pa gjum, shum netë pa gjum derisa kuptova se jam i fituar, po po i fituar. Larg angazhimeve të tepërta, tanimë me fort pak zile në telefon, riktheva kujdesin për veten mjaftueshëm, dhe e shtova atë për familjen e shoqërinë e afërt.
Ani, atëherë thash dhe sot e përkujtoj, kjo do të ishte fitorja e fundit e kameleonëve. Vërtet ndoshta nuk ka kush i lufton, por ka kush e fiton. E kush më mirë se grackat e tua munden mund të të dëmtojnë? Ku tjetër pos në gropat që vet i gropose për të tjerët mund të fundosesh?! Jo jo, nuk ka shpëtim, por veç demaskim.
Kamuflazhi dhe intrigat (intrigat që mi ka pa syri e dëgjuar veshi, por të cilat asnjëherë nuk mi folur goja), qysh atëherë kur nuk pranoja të bëhem vasal, e dija se një ditë, një ditë si kjo do të fillojnë të demaskohen. E them fillojnë sepse nuk keni parë gjë akoma!
Une besoj dhe ju garantoj se ndërgjegjja është punë e madhe, shuumë e madhe.. Prandaj falenderoj Zotin që unë ndihem i qetë.
Gjithsesi, edhe pse mjaft i ri, jeta më mësoi se nuk duhet ti gëzohesh fatkeqsisë e as dështimit të të tjerëve, andaj shokut me shokë sinqerisht ju dëshiroj shëndet e qetësi. Por i përkujtoj se edhe Zoti na ka krijuar gjymtyrë për vetmbrojtje nga sulmet e jashtme, por jo edhe nga vetlëndimi/largimi.
P.S: Ky rrëfim përshkruan situata brenda aktivit politik të BDI-së Saraj nga dekadat e kaluara e deri në kohën aktuale.
(Autori është ish ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga rradhët e BDI-së)