Ndërron jetë në QSUT, një 28 vjeçar i arrestuar për vjedhje ne një garazh në kryeqytet.
Shkak për vdekjen e Jani Rustemit, u bë mbidoza nga metadoni që përdoret për të qetësuar dhe kuruar dhimbjet nga varësia e heroinës.
Burime për vizion plus konfirmuan se i riu ishte një përdorues i rregullt i heroinës.
Jani Rustemi ishte i shtruar ne reanimacionin qëndror të qsut-së në gjendje të rënduar shëndetësore në koma pas disa episodesh të humbjes së vetëdijes.
28 vjeçari u arrestua me 12 prill, ndërsa 5 ditë më pas shfaqi probleme shëndetësore, që fatkeqësisht përfunduan me vdekjen e tij.