Faton Ahmeti: Ali Ahmeti ka bërë përpjekje të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, tha se Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni

“Ali Ahmeti ka bërë përpjekjet më të mëdha për të unifikuar faktorin shqiptar në Maqedoni. Ka bërë përpjekjet që nga menaxhimi i luftës dhe të gjitha përpjekjet kanë qenë që të forcohet faktori politik shqiptar. Sa i përket çështjeve të aspiratave në vend, një pjesë e mirë e tyre janë përmbushura, duke filluar nga Marrëveshja e Ohrit dhe kështu me radhë.”- tha Ahmeti.