Lajm i mrekullueshëm nga Brukseli, Grubi: Kompania “ABEE” vjen me investim 40 milionë euro në Kërçovë

Fillimi vitit të ardhshëm do të sjell në Maqedoninë e Veriut një investim të ri ndërkombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pasi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e këtij investimi në Bruksel.

Sipas njoftimit kjo kompani pritet të krijoj 600 vende të punës me paga mbi 900 euro neto.

Njoftimi i plotë:

Lajm i bukur na vjen sot nga Brukseli! U sigurua edhe një tjetër investim i madh për ekonominë e vendit!
Nga muaji janar i vitit 2024 në komunën e Kërçovës do të fillojë ndërtimi i kompanisë më të re ““Avesta Battery and Energy Engineering” (ABEE) për prodhimin e baterive elektrike të cilat do të përdoren për veturat elektrike, por njëkohësisht edhe për qëllime të tjera.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e këtij investimi me vlerë prej 40 milionë eurove që jep mundësi për hapjen e 600 vendeve të reja të punës me paga mbi 900 euro neto.
Politikat ekonomike në aspektin e tërheqjes së investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik po japin rezultat!

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/797562041733316