Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në...

Përdorimi i pasurive të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën

Kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën, më shumë se një vit më parë, Bashkimi Evropian nisi procedurat e shpejta për ta ndëshkuar Moskën, duke ngrirë pasuritë ruse jashtë vendit. Ndërkohë që Ukraina e shkatërruar nga lufta vazhdon betejën kundër pushtuesit rus, shtrohet pyetja se çfarë mund të bëhet me shumat e parave të bllokuara.

 

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të paktën 24 miliardë dollarë, pasuri private e oligarkëve rusë në BE, janë ngrirë që nga fillimi i luftës.

 

Aktualisht BE-ja po kërkon të gjejë mënyra ligjore për t’i përdorur këto fonde për të ndihmuar në financimin e rindërtimit të Ukrainës.

 

“Shifrat janë në rritje. Në disa raste mund të shihen ulje të vogla, sepse pasuritë çbllokohen nëse janë bërë gabime, ose për arsye të tjera. Por në përgjithësi po shohim një rritje të qëndrueshme që nga viti i kaluar, kur filloi ky operacion”, thotë për Zërin e Amerikës Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian.

 

Vende individuale si Estonia po kërkojnë të shfrytëzojnë ligjet e tyre për të transferuar në Ukrainë pasuritë e ngrira ruse.

 

Bashkimi Evropian ka ligje që lejojnë sekuestrimin e pasurive të ngrira të individëve dhe subjekteve, nëse gjykata vendos se ato janë siguruar në rrugë të paligjshme, çka zakonisht kërkon një dënim penal, megjithëse blloku po përpiqet t’i përditësojë ligjet.

“Komisioni Evropian ka paraqitur një propozim për ta bërë vepër penale shmangien e sanksioneve. Në të ardhmen, nëse dikush përpiqet të anashkalojë sanksionet, ose lëvizë shuma parash, ndoshta duke ia kaluar të afërmve, kjo do të cilësohej vepër penale në BE dhe për rrjedhojë do të mundësonte konfiskimin e pasurive të tilla”, thotë Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian.

 

Por ndryshimi i ligjeve është një proces i ngadaltë. Propozimi duhet të dorëzohet në Komisionin Evropian dhe të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, çka do të thotë se ligji ndoshta nuk do të miratohet të paktën deri në vjeshtë.

 

Një pyetje tjetër është se çfarë duhet bërë me pasuritë shtetërore ruse të bllokuara. Sipas BE-së, rreth dy të tretat e 300 miliardë dollarëve të rezervës së Bankës Qendrore Ruse të ngrira në vendet e G7, BE-së dhe Australia, aktualisht po mbahen në Bashkimin Evropian.

 

Në shkurt, kryeministri suedez tha se në parim, do të ishte e drejtë të përdoreshin këto fonde për të ndihmuar financimin e rindërtimit të Ukrainës. Suedia mban presidencën e Këshillit të BE-së deri në qershor.

 

Por ka shqetësime se përdorimi i fondeve për të rindërtuar Ukrainën mund të krijojë një precedent të rrezikshëm. Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Olena Pavlenko, presidente e institutit ukrainas “DiXi Group”

 

“Në nivel ndërkombëtar, çdo shtet ka frikë se e njëjta gjë mund të ndodhë me paratë e tij. Por ekziston zgjidhja, krijimi i një gjykate speciale në BE. Vendimi i gjykatës, jo për çdo vend, por për këtë luftë, do të ofronte mundësinë e argumenteve, që qeveritë të bllokojnë paratë ruse”.

 

Ndërsa ende nuk ka një gjykatë speciale, BE-ja po shqyrton mënyra për të investuar fondet e ngrira shtetërore ruse për të ndihmuar Ukrainën. Një propozim i mundshëm është që interesat e fituara t’i kalohen Ukrainës./ VOA

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Arsenali i armëve në Tiranë/ Gjykata shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë ndaj emrit të njohur për drejtësinë Fatjon Murati, nga “arrest në burg” në...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...

30 ushtarë të plagosur nga serbët/ BE: Të ndalet përshkallëzimi i situatës pa kushte

Pas tensioneve të së hënës nata në veri të Kosovës kaloi e qetë, por mëngjesin e kësaj të marte protestuesit janë rikthyer sërish.   Megjithatë deri...