
Seanca e sotme në Parlament u shoqërua me debate për projektligjin për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratën publike.
Në një moment, Ermonela Felaj që po drejtonte seancën harroi se e kishte mikrofonin hapur dhe nuk e përmbajti fjalorin.
Teksa po kryhej votimi nga deputetët në parim dhe nen për nen, nënkryetarja e Kuvendit dëgjohet të thotë “vari l*shtë”.
Vetëm pak sekonda pas kësaj, Felaj vuri re se mikrofoni i saj ishte hapur, gjë që nuk e priti mirë dhe kjo u dallua nga mimika e saj.