Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Inaugurohet hoteli “Melia Durrës”/ Investimi më i madh në rajon hap dyert në “San Pietro Resort”

Hoteli më i madh në rajon “Melia Durrës” hapi zyrtarisht dyert në “San Pietro Resort”, për të vendosur një standard të ri në sektorin e turizmit.

 

Finalizimi i një pune të nisur pesë vite më parë, e shoqëruar me sfidat e tërmetit e pandemisë gjatë rrugës, u konkretizua këtë të premte me një ceremoni inauguruese, në prezencën e atyre që u bënë bashkë për të sjellë këtë brand prestigjioz pjesë të bregdetit shqiptar, por edhe të shumë personaliteteve të tjerë të njohur.

 

Për CEO-n e grupit “Concord Investment”, Artan Dulaku projekti i realizuar flet vetë, pasi tashmë të të gjithë turistët e huaj dhe vendas mund të gjejnë tek “Melia Durrës” akomodim cilësor të nivelit evropian. Por si lindi ideja për ta sjellë markën spanjolle “Melia” në Shqipëri?

 

ARTAN DULAKU

 

CEO I GRUPIT “CONCORD INVESTMENT”

 

“Bëmë një kërkim të tregut dhe na rezultoi që Melia është i pari në Spanjë për numrin e punimeve, numrin e shtretërve dhe shpërndarjen në tërë globin. Menduam të ishte e favorshme të bashkëpunonimin me maksimumin e asaj që ofron arena evropiane. Në të gjithë procesin e ndërtimit ishte një bashkëpunim shumë i ngushtë mes ekipit tonë, EDIL AL dhe Concord dhe grupit të Melias. Ishte vizioni i Melias, që atëherë kur asnjë kompani e huaj nuk investonte në Shqipëri, pamë me lartpamësi dhe vendosëm të bëhet pjesë e tregut shqiptar. Shqipëria është një destinacion për të gjithë tregun evropian dhe jemi mundur ti paraprijmë këtij zhvillimi. Deri në 2030 planet janë të dorëzojmë rreth 3 mijë çelësa, 3 mijë dhoma që do të ishtë një përgjigje pozitive ndaj kërkesës në rritje të turizmit. Falenderoj ekipin e ndërtuesve, nënkotraktorë dhe kontraktorë të EDIL AL dhe Concord, grupin e Melia që në bashkëpunim me ne ndoqi hap pas hapi punën.”

 

 

I gjithë zhvillimi i vrullshëm që po njeh Shqipëria në vitet e fundit në turizëm tërhoqi edhe grupin spanjoll “Melia”, që ka në zotërim mbi 350 hotele në shumë shtete të botës, të vijë dhe të investojë në vendin tonë, në bashkëpunim me “Concord Investment”.

 

 

GABRIEL ESCARRER

 

CEO I MELIA INTERNATIONAL

 

“Mbaj mend herën e parë kur erdha në Shqipëri dhe ndamë idenë për këtë resort, për ngritjen e nje resorti të tillë të kësaj cilësie në vendin tonë. Pash pasionin tuaj që kishit për punën dhe për qëndrueshmërinë e projektit dhe bashkëpunimin mes njerëzve. Keni komplimentet e mia. Falenderoj familjen Dulaku që dha mundësinë edhe për kompaninë, edhe për vendin. Ne kemi qenë në këtë biznes për 68 vitet e fundit. Jemi një nga komapnitë më të listuara dhe jemi një nga më të mëdhatë në Evropë dhe botë. Melia është unike sepse që nga fillimi ofruam atë çfarë njerëzit kërkonin. Po bëjmë një punë shumë të mirë në një vend të mrekullueshëm siç është Shqipëria. Keni një vend shumë të bukur. Shqipëria ka një standard të lartë mikpritjeje dhe kjo është nje nga pikat më të kerkuara ne të tërë botën.”

 

 

“Melia Durrës” përmirëson dukshëm ofertën turistike të Shqipërisë, e cila pret që këtë vit, falë këtij investimi të niveleve ndërkombëtare, të tejkalojë shifrën rekord prej 7.5 milionë turistësh të huaj vitin e shkuar.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER

 

“Protagosnisti kryesor që ka sjellë Melia në Shqipëri është Blendi Klosi që është i ftuar këtu si bashkëudhëtar i këtij projekti dhe që ka përkrah me Artanin dhe familjen Dulaku, kanë punuar për të ardhur në këtë ditë. Ky është një investim që flet vetë, ndalimi im i gjatë shkonte kur bëmë inaugurimin që nuk kishte asgjë këtu, përveç Artanit, Adit dhe një gruaje që kishte sjellë Melia këtu. Fjalimi i gjatë atëherë ishte për të mbajtur gjallë entuziazmin, por askush nuk e besonte veç nesh që këtu do të ndodhte ajo e treguar në 3D. Çfarë është ndërtuar, është edhe më e bukur nga çfarë është paraqitur në 3D.”

 

 

“Melia Durrës”, hoteli më i madh në rajon, ofron 475 dhoma për të gjithë turistët, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur si edhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, për të përjetuar një eksperiencë unikeme pesë yje në bregdetin shqiptar.

 

 

 

 

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...