Berluskoni, i tronditur nga plagosja e lojtarit të tij

Episodi ku përfshihet Pablo Mari në qendrën tregtare Assago, i goditur me thikë pas shpine nga një person me probleme mendore, tronditi të gjithë...

TË FUNDIT

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të zbatojnë shpejt marrëveshjen

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha të enjtën se tashmë është thelbësore që Kosova dhe Serbia të përmbushin dhe zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë që dalin nga marrëveshja e arritur në muajin mars.

 

Ai i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Prishtinë, ku u takua me udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë.

Zoti Varhelyi tha se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shënuar përparim kohëve të fundit dhe sipas tij duhet të shfrytëzohet ky moment për zbatimin sa më shpejt të marrëveshjes.

 

“Mjafton për të cituar përfundimet e Këshillit Evropian të muajit shkurt të këtij viti që u kërkon të dyja palëve të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet për të cilat janë zotuar dhe kornizën e dialogut duke përfshirë edhe marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha zoti Varhelyi duke nënvizuar se qëllimi i vizitës së tij nuk është vetëm që të kujtoj Kosovën për detyrimet e saj në dialog.

 

“Por edhe të vendos një element shtesë në diskutim, që shpresoj se do të ndihmojë edhe në përshpejtimin e zbatimit dhe ai është se ne jemi gati nga ana jonë për të ofruar një program shtesë që synon investime ekonomike thelbësore për rajonin, që është më shumë i prekur nga dialogu dhe për një rajon që duhet të përfitojë nga një dialog i suksesshëm”, tha ai.

 

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë e theksuar shpesh së fundmi nga diplomatët perëndimorë, por edhe nga Beogradi i cili me të e kushtëzon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars.

 

Në fillim të këtij muaji është prezantuar një projekt statut i Asociacionit i hartuar nga një ekip menaxhues që përbëhej nga katër pjesëtarë të komunitetit serb.

 

Projekt statuti është refuzuar nga udhëheqësit e Kosovës të cilin e kanë cilësuar të papajtueshëm me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës por edhe vlerat evropiane.

 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha mbrëmë gjatë një interviste për Radio Televizionin 21, se Shtetet e Bashkuara “po presin që qeveria e Kosovës të angazhohet dhe të japë më shumë ide për statutin e Asociacionit”. Ai tha se e ka mirëpritur letrën e vizionit të paraqitur në bisedime nga kryeministrit Albin Kurti lidhur me rregullimin e të drejtave të serbëve, por sipas tij “tani duhet të shkohet në çështjet praktike të hartimit statutit që vë në zbatim këtë vision”.

 

Autoritetet në Kosovë thonë se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve./voa

Latest Posts

NASA flet mbi UFO-t përpara raportit përfundimtar mbi objektet flutarake të paidentifikuara

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mërkurë, takimin e parë publik mbi UFO-t, një vit pasi nisi një studim mbi objektet fluturake...

Drama e luftës/ Në Bakhmut kanë mbetur vetëm 500 banorë, ishin 70 mijë

Kanë mbetur vetëm 500 njerëz në Bakhmut, qyteti në Ukrainën lindore në qendër të luftimeve të dhunshme që nga vera e kaluar.   Këtë e deklaroi kryetari...

Mos i humbisni

Rusia: Tetë dronë ukrainas sulmuan rajonin e Moskës

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se Moska është sulmuar me dronë, ku pesë prej tyre janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe tre të...

Grubi – Balluku: Jetësimi i Korridorit 8, arritje e madhe për mbarë rajonin

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim Zëvendës kryeministren...

Ekspertë paralajmërojnë se inteligjenca artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se inteligjenca artificiale mund të çojë në...