Dimitar Dimovski nga VMRO DPMNE ka dal hapur kundër qëndrimeve dhe deklarimeve të senatorit amerikan Marfi.
Këto deklarime ai i ka bërë pas vizitës që pati senatori amerikan Marfi në Shkup dhe takimeve që kishte me kreun shtetëror e më pak deklarimeve që bëri ai gjatë qëndrimit në vendin tonë se vetëm me ndryshimet kushtetuese vendi do të mund të shkojë përpara, duke qenë shumë i qartë dhe mbi mbështetjen amerikan ndaj vendit tonë.
Mirëpo, si duket këto qëndrime nuk i pëlqejnë Dimovskit nga VMRO i cili shprehet hapur dhe në mënyrë skandaloze.
Ne nuk jemi një koloni e Shteteve të Bashkuara, Senator Murphy. Ju e kuptoni keq demokracinë dhe i përkisni demokratëve. Totalitarizmin mund ta praktikoni diku tjetër, jo në Maqedoni. Megjithatë, këtu jeton një popull që ka dinjitetin, kulturën dhe historinë e tij. Dhe sovranitetin e vet (të paktën sipas Kushtetutës), ka shkruar Dimovski nga VMRO DPMNE.