Inspektorati shtetëror i Transportit sot përmes një njoftimi ka apeluar që qytetarët të lajmërojnë parregullësitë në komunikacion nga transportuesit e liçencuar.
Njoftimi
Të nderuar,
Ju informojmë se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë kanë në dispozicion të gjithë informacionet e nevojshme që dalin nga Inspektorati Shtetërorë i Transportit.
Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë në vend dhe jashtë vendit, për ekskurzione apo pushime, është mirë që të drejtohen për informacion tek ISHT lidhur me atë se a disponojnë transportuesit që udhëtojnë liçencë apo leje adekuate.
Për të mos pasur probleme gjatë udhëtimi brenda dhe jashtë vendit, ISHT qëndron në dispozicion për të gjithë ata që duan të drejtohen tek email adresa: info@dti.gov.mk
Me respekt,
ISHT
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=210158455103877&set=pb.100083291704553.-2207520000.&type=3