Kurti: Kam respekt të veçantë për Hovenier, por mua më ka zgjedhur populli e jo ambasadori


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka komentuar marrëdhëniet e përkeqësuara të Kosovës me vendet perëndimorë, veçanërisht SHBA-në, si pasojë e situatës së tensionuar në veri.

Kurti, duke folur në KTV, ka thënë se ka komunikim të përditshëm me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier. Ai ka dekalruar se ka respekt të veçantë për ambasadorin amerikan, por ka thënë se ai është votuar nga populli dhe atij duhet t’i dal zot.

“Këtij populli unë duhet t’i dal Zot sepse për këtë më kanë sjell në karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai ka thënë se nuk është normale që ai të pajtohet për gjithçka me ambasadorët e huaj.

“Ka dy vjet që bashkëpunoj me ambasadorët e QUINT-it, atë të BE-së dhe atë amerikan. Nuk pajtohemi çdo herë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohemi për gjithçka”, ka theksuar Kurti.

Duke folur për reagimet publike, e madje edhe ndëshkimet konkrete nga SHBA, Kurti ka thënë se më shqetësuese mbesin “milicia fashiste” në veri.

“Është brengosëse (reagimi amerikan), por më shqetësuese dhe brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpesherë nuk ke opsione ideale. Në këtë kontekst besoj që kam bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka theksuar ai.

Kryeministri ka rikutjuar edhe kërkesat e shumta që Kosova u plotësoi ambasadorëve.

“Në dhjetor thanë shtyni zgjedhjet, i shtymë zgjedhjet. Masandej i njohën zgjedhjet. Pastaj thanë të mos e bëjnë betimin, mirëpo vend pune tjetër nuk mund të ketë. Komunikimin me ambasadorin ameërikan e kam të përditshëm, takimet pothuajse të përjavshme. Mos prisni që me ambasadorin të pajtohem për gjithçka. Njeriu ka dallime edhe vetëveten”, ka theksuar në fund ai.