“Sherrin ma bane”, titullohet projekti më i ri i Shpatit që publikohet sonte

Këngëtari i mirënjohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi duket se i është rikthyer muzikës me kohë të plotë. “Sherrin ma bane” quhet kënga me e re e cila do të publikohet ditën e premte në orën 18:00 në kanalin e tij zyrtar në YouTube. Projekti i Shpatit duket se do të kënaq në masë fansat e tij besik ndër vite dhe artisti i shumëkërkuar do vazhdoj të sjell projekte muzikore përgjatë vitit. Kujtojmë se projekti i tij i fundit publikuar në fillimvit mban emrin “Dashnia Jem”. Shpatit i urojmë suksese dhe presim suksesin e dikurshëm të djalit “axhami” që sot është babai i një djali dhe në pritje të një tjetër fëmije me Selvijen.