Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi ka zhvillua4 takim me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit kanē diskutuar lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve tona.
Deputeti Ademi gjatë takimit ka theksuar se marrëdhëniet e vendit me Shqipërinë dhe Kosovën karakterizohen me miqësi të thellë, pa çështje të hapura, mbështetje reciproke, respekt dhe dialog të hapur, gjë që reflektohet edhe në bashkëpunimin ndërparlamentar si në mënyrë dypalëshe dhe shumëpalëshe.
https://www.facebook.com/photo?fbid=805827887567478&set=pcb.805828670900733