Ahmeti: BDI është parti serioze, ka shtyrë procese të rëndësishme, nuk do lejojë të mbyllet rruga drejt BE

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në një intervistë për KlanNews është shprehur se Bashkimi Demokratik për Integrim që nga dita e djeshme është shprehur se mbështet një qeveri pa BDI-në me qëllim që të votohen ndryshimet kushtetuese dhe konsiderojmë që ky moment është shumë i rëndësishme se çfarë kahje do të mer vendi.

Paraprakisht të votohen ndryshimet kushtetuese dhe BDI do të kaloj në opozitë, pasi për BDI është shumë e rëndësishme eurointegrimi se sa pjesëmarrja në qeveri.

“Siç e dini dje ka pasur një takim mes kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickovski me qëllim që të bëhen nryshimet kushtetuese. Kryeministri Kovaçevski i ka ofruar Mickovskit të bëhet pjesë e qeverisë dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe së bashku të organizojmë zgjedhje” u shpreh Ahmeti.

I pyetur për kërkesën e Mickovskit që pranon të jetë në një qeveri por pa BDI-në, Faton Ahmeti ka theksuar se për BDI-në është më me rëndësi dhe qëllim parësorë e ka që të hapim rrugën e qytetarëve tanë drejt BE-së. Ne e kemi shprehur dje që e mbështesim një qeveri pa BDI-në vetëm me kushtin që të votohen ndryshimet kushtetuese me qëllim të tejkalimit të këtij ngërçi.

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti për mundësinë e largimit të BDI-së nga qeveria dhe për funksionimin e këtij subjekti në opozitë ka theksuar se BDI është parti serioze dhe se si e tillë është një nga subjektet kryesore që ka shtyrë proceset më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut dhe si e tillë është kalitur.

Ahmeti më tej shtoi se BDI është mirë e organizuar në çdo qytet, fshat e lagje që nga Struga deri në Likovë dhe të njejtit funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer.