BE: Po verifikojmë ngjarjen/ Brukseli zyrtar përsërit thirrjen për Kosovën e Serbinë që të ulin tensionet

Më shumë se 24 orë pas rrëmbimit të tre policëve të Kufirit të Kosovës nga forcat speciale serbe, Bashikimi Europuan bëri të ditur se nuk e ka ende të qartë se çfarë ka ndodhur.

 

Kështu ka deklaruar zëdhënësi europian Peter Stano.

 

PETER STANO

 

ZEDHENES I BE

 

“Kjo është dicka që ne po e ndjekim shumë afër dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët po sidomos me KFOR-in i cili është shumë i rëndësishëm në këtë cështje për të kuptuar se cfarë ndodhi ekzaktësisht. E në të njëjtën kohë ne kërkojmë nga Kosova dhe Serbia të tërhiqen nga cdo veprim që do të rriste tensionet të cilat janë aktualisht shumë të larta.”

 

Më tej Stano ka përsëritur se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione, por vëtëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE është serioze në përpjekjet e saja për të ulur tensionet.

 

 “Më duhet të përsëris, nuk janë sanksione ose masa kufizuese. Bëhet fjalë për instrumente që ne përdorim për të dëshmuar se BE është serioze kur thotë se pret shtensionim të situatës dhe reagim kur një gjë e tillë nuk ndodhë. Dhe sa i përket masave, të gjithë shtetet antare te Ne i mbështesin e presim nga kryeministri Kurti veprime konkrete.”

 

I pyetur për përgjegjësinë e BE-së e cila nuk e realizoi premtimin për të siguruar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, pasi Kosova kishte pranuar t’i shtynte ato Stano u shpreh:

 

 “Ka një lidhje të qartë mes zbatimit të aneksit dhe rrugëtimit evropian. Nëse deklaratat e palëve se a e pranojnë apo jo marrëveshjen do të pasohen me veprime kjo do të reflektohet në procesin e integrimit të tyre në BE. Nëse nuk jemi në gjendje të dalim nga ky rreth i tensioneve, atëherë pasojat do të jenë për të dyja palët”

 

Sa i përket aludimeve për një takim sekret të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel të mërkurën, zëdhënësi Stano tha se nuk ka dijeni për një gjë të tillë.