Drejtori Murati mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshëm të Asociacionit Botëror të Shërbimeve Publike të Punësimit (WAPES)

Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati dje në Bruksel mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshëm të Asociacionit Botëror të Shërbimeve Publike të Punësimit (WAPES).

Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës dhe përfshin të gjithë anëtarët e asociacionit.

Ky organ është përgjegjës për miratimin e buxhetit vjetor, statutet dhe planet e përgjithshme për aktivitetet e ardhshme, zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve të Bordit Drejtues dhe auditorëve.

Gjatë ditës së djeshme, Drejtori Bekim Murati është takuar me kolegët e disa Shërbimeve Publike të punësimit nga e gjithë bota.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=651933373630112&set=pcb.651933493630100