Gazetarja Esmeralda Mulaj: Albin Kurti patjetër të koordinohet me Ali Ahmetin, është personalitet i dëshmuar në luftë e në paqe

Situata e ndërlikuar dhe ngjarjet e zhvilluar së fundmi në shtetin e Kosovës ishin temë e emisionit të mbrëmshëm “Opinion” me Blendi Fevziun.

Për temën “3 policë peng nga Serbia, ç’do të ndodhë më pas?”, në Opinion ishin gjashtë te ftuar të cilët analizuan situatën aktuale dhe këndvështrimin ndëkrombetar ndaj shtetit të Kosovës.

Gazetarja e njohur Esmeralda Mulaj në deklaratën e saj tha se Albin Kurti për situatën në Kosovë duhej të koordinohej me kreun e Integristëve, Ali Ahmetin, duke e cilësuar të njejtin si personalitet politik i cili e ka dëshmuar fuqinë e tij politike si në kohë luftë edhe në kohë paqeje.

Ndër te tjera, Mulaj potencoi dhe përkrahjen e vazhdueshme që Ali Ahmeti i ka dhënë Albin Kurtit, duke i qëndruar pranë gjatë tërë ditës në Ohër me të vetmin qëllim që Kurti të mos ndihej vetëm në një çast aq të rëndësishëm për Kosovën. (Indeks.mk)

VIDEO:

https://www.facebook.com/watch/?v=3496743530540736&t=0