Mbytja e anijes në Greqi, një nga tragjeditë më të rënda në Mesdhe, mund të ketë 600 viktima

Mbytja e një anije peshkimi që transportonte ndoshta deri në 750 njerëz e që u përmbys 47 milje detare nga Pylos , pritet të bëhet një nga tragjeditë më të rënda detare në Mesdhe: 78 janë gjetur trupa deri tani, 104 persona janë shpëtuar, por për qindra të tjerat shpresat përf ti gjetur gjallë tani janë minimale.

 

Sipas dëshmisë së një të mbijetuari, kishte “të paktën 100 fëmijë” në anije.

 

Në mbytjen e anijes së Pylos “mund të ketë deri në 600 të vdekur”. Këtë e theksoi Manolis Makaris, mjeku që priti të mbijetuarit në spitalin e Kalamatës, duke saktësuar se vlerësimi dramatik është bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve që ai asistoi: “Të gjithë më thanë se në varkë ishin 750 persona, të gjithë më thanë. ata folën për këtë numër,” shtoi ai.

 

Ndërkohë Greqia ka shpallur tre ditë zie. Varka u mbyt rreth 80 kilometra në jugperëndim të Pylos të mërkurën në mëngjes sipas rojes bregdetare greke. Agjencia kufitare e BE-së Frontex tha se e pa varkën herët pasdite të martën dhe njoftoi menjëherë autoritetet greke dhe italiane. Roja bregdetare më vonë tha se askush në bord nuk kishte veshur jelek shpëtimi.

 

Autoritetet greke kanë arrestuar 11-12 persona të akuzuar si kontrabandistët e anijes së mbytur të emigrantëve. Kjo është raportuar nga BBC duke cituar stacionin televiziv publik grek ERT. Sipas mediave greke, ata janë persona me origjinë egjiptiane, të identifikuar nga emigrantët e shpëtuar, të cilët paguanin nga 4000 deri në 6000 dollarë secili për udhëtimin në të cilin vdiqën shumë prej tyre. Nuk mund të përjashtohet që numri i të arrestuarve të rritet në orët në vijim. / Tgcom