Putin: Nëse duam, mund të shkatërrojmë qendrën e Kievit

Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, tha se Rusia mund të “shkatërrojë çdo ndërtesë në qendër të Kievit”, por ka vendosur të mos “për një sërë arsyesh”.

 

Sipas Vladimir Putin, i cili foli në forumin ekonomik të Shën Petersburgut , “ndryshimet botërore në të gjitha sferat nuk janë të përkohshme, por kardinale, të thella dhe të pakthyeshme”.

 

Presidenti rus shtoi gjithashtu se “kundërofensiva ukrainase nuk ka asnjë shans për sukses” dhe se “NATO po tërhiqet zvarrë në luftën në Ukrainë”.

 

Kreu i Kremlinit ka kërkuar një minutë heshtje për të kujtuar Silvio Berlusconin. 

 

Së fundi, ai njoftoi se disa armë bërthamore ruse tashmë janë dorëzuar në Bjellorusi dhe pjesa tjetër do të transferohet deri në fund të vitit. /tgcom