Policia e Librazhdit ka asgjësuar 580 fidanë kanabis, të cilat ishin bërë gati për t’u kultivuar.
Mësohet se bimët narkotike u gjetën nga kontrollet në fshatin Koshorisht, në vendin e quajtur “Çereshta”.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të dyshuar për kultivimin e lëndës narkotike.
Si pasojë, një 35 dhe 40-vjeçar janë shpallur në kërkim.
Gjithashtu policia ka sekuestruar si provë materiale edhe një automjet që dyshohet se përdorej nga autorët.