Shpërthimi tragjik i nëndetëses, pjesët e pajisjes nënujore u zbuluan pranë Titanikut

Pas katër ditësh kërkime intensive, shpresat për gjetjen e nëndetëses “Titan” u shuan. Roja bregdetare amerikane njoftoi se mjeti nënujor ka shpërthyer nga presioni i lartë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pesë personave që ishin në bord.

 

Një sistem zbulimi akustik tepër sekret i marinës së Shteteve të Bashkuara kapi një “anomali” tingujsh në Atlantikun e Veriut, që me shumë mundësi ishte shpërthimi fatal i nëndetëses.

 

Çastet e fundit të jetës për ekuipazhin e nëndetëses “Titan” kanë qenë me të vërtetë tragjike, të shtypur nga presioni shumë i madh atmosferik i thellësisë detare, i cili shkakton një vdekje të menjëhershme.

 

Video të postuara në rrjete sociale kanë ilustruar se si është “shkrirë” nëndetësja.

 

Pajisja robotike arriti të zbulojë pesë pjesë të ndryshme të nëndetëses në një, distancë prej rreth 500 metrash nga harku i Titanikut në fund të Atlantikut.

 

Brenda nëndetëses ishin Stockton Rush, CEO dhe themelues i “Ocean Gate”, kompania që udhëheq udhëtimin, biznesmeni britanik, Hemish Herding, miliarderi pakistanez, Shazada Davud së bashku me djali i tij Sulejman, dhe zhytësi francez Paul-Henri Narzholé.

 

Sulejmani, një 19-vjeçar, ishte shumë i frikësuar dhe nuk donte të udhëtonte me nëndetëse. Mirëpo ai e bëri këtë si një dhuratë për babain e tij.

 

“Ai ishte i tmerruar për zhytjen e rrezikshme dhe, siç doli, fatale. Mirëpo Babai i tij e donte këtë udhëtim dhe Suleman pranoi”, – deklaruan familjarët e të riut.

 

Ndërkohë në një intervistë për BBC regjisori i filmit Titanik, James Cameron, tha se kompania “Ocean Gate” ishte paralajmëruar për një tragjedi të mundshme. “Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në mosdëgjimin e paralajmërimeve”, – theksoi ai.