
Një motori i policisë është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”, Tiranë.
Si pasojë janë dëmtuar dy punonjës të policisë, të dy inspektorë. Raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.