Home Maqedoni Drin Ahmeti: Nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias

Drin Ahmeti: Nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias

Drin Ahmeti, së bashku me partnerin e tij nga Tirana, kompania PE-VLA-KU , treguan detajet për procesin e blerjes së qendrës tregëtare Soravia.

Ahmeti dhe Vladimir Pjetërgjokaj nga kompania PE-VLA-KU kanë tërhequr linjë kreditore nga banka Credins me vlerë 6 milion euro me qëllim mbulimin e borxhit të kompanisë prej 20 milion euro.

“Unë nuk kam investuar asnjë qindarkë në blerjen e Soravias. Borxhi i kompanisë është 20milion euro. Kompania PE-VLA-KU me përfaqësues Vladimir Pjetërgjokaj ka marë linjë kreditore prej 6milion euro në Shqipëri. Ne e kemi marë përsipër këtë borxh sepse kemi projekt zhvillimor”, tha Ahmeti.