Policët e liruar nisen drejt Kosovës


Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Të tre policët janë nisur drejt kufirit me Kosovën.

Vendimi për lirimin e tyre e mori sot Gjykata e Kralevës. Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi, do të sillen në pikën kufitare në Merdare.

Lajmi u konfirmua nga sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.