Grubi: BDI kryeson në çdo anketim dhe sondazh ndaj kjo i shkakton VMRO-së frikë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi I ftuar në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin tha se BDI ka deshmuar vendosshmëri sa ju përket çështjeve serioze shtetërore madje dukë e sfiduar dhe liderin opozitar maqedonas, Hristijan Mickoski.

“Kishte një takim LSDM-VMRO dhe Mickoski tha se kisha ftesë për votimet kushtetuese, mirëpo pranon vetëm që BDI të shkoj në qeveri, ne e pranuam dhe ai pastaj I modifikoj deklaratë e tij dhe filloi të modifikoj kushtet. BDI është e gatshme për ta ndërmarrë atë hap mirëpo Miskoski I ra pishman. Për BDI-në BE është më me rëndësi se sa pushteti. Me kete vendsshmëri BDI ka shënuar rritje në çdo rejting dhe çdo anketim, teksa VMRO-së ende po i pengojnë shqiptarët në pozita udhëheqëse”, deklaroi Grubi.