Digjet një banesë në Ulpianë


Digjet një banesë në Ulpianë, KEDS dhe zjarrfikësit në vend të ngjarjes.

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Henri Dynant” në Ulpianë.

Raportohet se rasti është lajmëruar diku rreth orës 22:20.

Njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar banesën që po digjej në katin e dytë të një kompleksi banesor.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka pasur nevojë për intervenim.

Në anën tjetër, KEDS ka ndalur energjinë elektrike për të evituar incidente të tjera.