Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person


Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person.

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjeksësisë Ligjore për obduksion, përcjell Klankosova.tv.

Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.