Rama përshëndet krejt Kosovën para se të niset për Sarajevë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur krejt Kosovën para se të niset për Sarajevë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka bërë të ditur se sot këtë vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë po e bën për ditën e dytë të takimeve në rajon, raporton Klan Kosova.

“Mirëmëngjesi dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se të enjten, ai vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Sot ai pritet të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.