
Për herë të tretë brenda javës, një tjetër pushuese rrezikoi të mbytet në Shëngjin.
Një pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.
40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.
Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.
Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq, pjesa më e madhe e kullave të vrojtimit janë bosh.