Kurti: Kusari-Lila e ka detyrë të sigurojë sa më shumë vota, Radojiçiqi iu lëshua në interfon nga Simiq


Kryeministri Albin Kurti ka folur për publikimin e audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, me Slavko Simiqin nga Lista Serbe.

Kurti ka thënë se Kusari-Lilës i është lëshuar në interfon Radojiçiqi, gjatë takimit që ajo ka pasur në Kuvendin e Kosovës me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

Kurti thotë se Qeveria e tij ka zero varësi nga Lista Serbe, teksa për shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota, transmeton express.

“Së pari aty shefja e Grupit dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime partizane në mënyrë që njërëzit të mos mendojnë për atë që po dëgjojnë, është një incizim i gjymtuar dhe duhet që organet e drejtësisë të merren me të”.

“Ajo bashkëbisedon me shefat e grupeve, ajo e ka obligim që të sigurojë sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe, unë as që kam komunikuar e as që jam takuar me personin nën fjalë. Ju lus që të keni kujdes ndaj kësaj lufte hibride nga Serbia që i bëhet Kosovës, edhe po përpiqen që me incizime të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik”.

“Gjatë takimi që ajo ka pasur kur ata ishin në Kuvend, aty asaj i është lëshuar në interfon që s’mund të thuhet se është takim, pushteti jon është demokratik dhe i pavarur”, u shpreh Kurti.

Gjatë ditës për këto audio-incizime ka folur edhe Ministrja e Drejtësisë, Mimoza Kusari-Lila.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjimi i bisedës në mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit nga Lista Serbe, është paligjshëm.

Sipas Haxhiut audio-incizimi i publikuar është tendencë për të shfaqur të deformuar një komunikim që sipas saj, është i prerë, i montuar e i redaktuar.

“Zonja Kusari-Lila e ka sqaruar edhe mbrëmë në tërësi tendencën për të shpërfaqur të deformuar një komunikim që ishte i prerë, i montuar dhe i redaktuar sipas tendencave të tyre. Ju duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, por fatkeqësisht jo në mënyrën më të keqe”, është shprehur ministrja.