Qeveria e Kosovës konfirmon se Bislimi do të udhëtojë drejt Brukselit për ta finalizuar marrëveshjen me Petkoviqin


Qeveria konfirmon se Bislimi do të udhëtojë drejt Brukselit për ta finalizuar marrëveshjen me Petkoviqin.

Qeveria e Kosovës ka publikuar katër pikat e de-përshkallëzimit të arritur në Bratisllavё, ku Kosovën e ka përfaqësuar Besnik Bislimi.

Pika kryesore është zvogëlimi i numrit të policëve në Veri.

Marrëveshja duhet të finalizohet brenda një periudhe dyjavore.

Për këtë në Bruksel do të udhëtojë atje Besnik Bislimi për finalizimin e kësaj marrëveshjeje.

”BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore”, thuhet në pikën e 4.