
Trupat ukrainase kanë filluar përdorimin e municioneve thërrmuese të ofruara nga SHBA në kundërsulmin e tyre kundër Rusisë, sipas dy zyrtarëve amerikanë dhe një personi tjetër të informuar për këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara janë ende duke pritur për përditësime nga ushtria ukrainase se sa efektive kanë qenë municionet në fushën e betejës, tha një nga zyrtarët, raporton CNN.
Washington Post raportoi fillimisht se municionet thërrmuese janë përdorur në luftime nga Ukraina.
SHBA njoftoi më 8 korrik se do të dërgonte municionet dhe ato u dorëzuan në Ukrainë rreth një javë më vonë. Armët janë të diskutueshme për shkak të mënyrës se si ato shpërndajnë “bomba” më të vogla në një zonë të madhe, duke paraqitur potencialisht një kërcënim afatgjatë për civilët nëse ato mbeten të pashpërthyera.