Haradinaj: Vendimi i GJND-së për Kosovën, ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka vlerësuar se vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë se Kosovës.

Sipas tij, rreshtimi i Kosovës kah vlerat evropiane duhet të jetë synim i pa kompromis.

“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. ë të shtetformimit dhe shtetndërtimit. Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.