Nebi Rexhepi: Ky lloj akti nuk përkon me standardet e një shoqërie të civilizuar dhe demokratike

Sekretari shtetëror në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nebi Rexhepi ka reaguar pas ngjarjeve të sotme ku është djegur vetura e Zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi.

Të dashur miq,
Dëshiroj të shpreh qartë qëndrimin tim kundër aktit të papranueshëm të vandalizmit i shprehur me djegien e veturës / pronēs private tē zv.kryeministrit të qeverisë së RMV-së z.Artan Grubi
Ky lloj akti është një tregues i rëndësishëm i asaj që nuk përkon me standardet e një shoqërie të civilizuar dhe demokratike.
Dënoj ashpër këtë veprim të tmerrshëm dhe e quaj një akt të turpshëm për shoqërinë tonë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=226935036969320&set=pcb.226935066969317