Musliu-Shoshi: Qeveria t’i sulmon deputetët në shtëpinë e vetë, fatkeqësi për Kosovën

Më 13 korrik, deputetët e PDK-së me ministrat e deputetët e pushtetit u rrahën në Kuvend.

“Kjo situatë u shkaktua nga Lëvizja Vetëvendosje”. Kështu po thotë për Front Online deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo tha se fatkeqësi është për Kosovën që Qeveria t’i sulmon deputetët në shtëpinë e vet.

“Mjaftojnë që të shikohet video dhe shihet se kush ka qenë iniciatori dhe të vetmit që i ka konvenuar kjo përleshje në Kuvend janë LVV. Është fatkeqësi për vendin që të kemi një qeveri të tillë e cila deputetët në shtëpinë e tyre i sulmon për shkak të mendimit dhe veprimeve që ne si parti opozitare e kemi që janë në suaza të demokracisë”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së foli edhe për mos-përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.

Ajo këtë vendim të Qeverisë e ka quajtur të padrejtë.

“Ata që kanë bërë gjithçka për ne që sot të jemi të lirë e të jemi shtet asnjëherë nuk janë vlerësuar aq shumë. Është jashtëzakonisht e padrejtë që veteranët janë jashtë ligjit për pagën minimale besoj që qeveria duhet të reflektojë mbi të drejtat e tyre minimale  duhet që të përfshihen në këtë ligj dhe të kenë edhe benefite të tjera”, deklaroi deputetja.