Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka marrë pjesë në koncertin e reperit të njohur Noizy, i cili u mbajt në Gostivar.
Teksa performonte, Noizy tregoi se Grubi ishte i pranishëm në sallë, duke bërë edhe një mesazh mbështetës drejt tij.
“Sonte më ka ardhur një shok nga politika, e ka emrin Artan Grubi. ‘What’s up’ Artan? A je mirë bro? Më vjen shumë keq për atë incidentin që ka ndodhur, por ne andej nga Shqipëria e kemi një shprehje: “Molla me shumë fruta sulmohet”. Domethënë ke shumë vlerë dhe ne të gjithë shqiptarët duhet të rrijmë bashkë”, dëgjohet teks thotë Noizy.
https://www.facebook.com/watch/?v=805208084476324&t=0