AGK-ja thirrje mediave që të dalin nesër në protestë kundër vendimit për Klan Kosovën

Asociacioni i Gazetarëe të Kosovës (AGK), ka ftuar për protestë punonjësit e mediave.

Kjo pasi, po synohet mbyllja e Klan Kosovës me arsyetim të Ministrisë së Tregtisë që regjistrimi i biznesit ka qenë joligjor.

Protestohet do të mbahet në ora 12:00, duke nisur prej sheshit “Zahir Pajaziti”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, t’i bashkohen protestës nesër në orën 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Për rastin e Klan Kosovës kanë reaguar edhe vendet e QUINT’it duke thënë se janë të brengosur për hapat e Qeverisë.