
Një aksident tragjik është shënuar këtë mbrëmje në Berat.
Shtetasi me inicialet A.A., 75 vjeç, është përplasur nga një makinë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Policia njofton se drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet G.Z, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 në vendin e quajtur “Stan”, Moravë.
“Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.
75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”-thuhet në njoftimin e policisë.