Dëborë në mes të verës në Gjermani/ Trashësia arrin deri në 30 cm

Fillimi i gushtit ka sjellë jo vetëm përmbytje, por edhe dëborë.

 

Një stuhi e kufizuar lokalisht mbuloi rrugët në qendër të qytetit të Reutlingen në Baden-Württemberg të premten me një shtresë breshëri rreth 30 centimetra të lartë.

 

Kjo stuhi nxori në rrugë ekipet e pastrimit të dëborës për të pastruar rrugët e bllokuara.

 

Mediat gjermane shkruajnë se gjethet dhe breshëri bllokuan kanalet e kanalizimeve brenda pak minutash dhe uji mbushi parkingjet, bodrumet dhe ndërtesat e banimit.