Azemi i LDK-së i quan “komplet qesharake” veprimet e Qeverisë: Tash kërkojnë heqjen e masave

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka vazhduar kritikat ndaj pushtetit por kësaj here për masat e BE-së që nuk po hiqen përkundër hapave të ndërmarra nga Qeveria për deeskalimin e tensioneve në veri.

“Masat e BE-së vazhdojnë të rëndojnë mbi shtetin, derisa ekzekutivi vazhdon kërkesat për heqjen e tyre, pasi nisi zmbrapsjen nga veprimet e pakoordinuara.” – shkruan z. Azemi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përmendur edhe kushtëzimin e zgjedhjeve të reja me masat ndëshkuese – një gjë e shprehur me në të një deklarate nga ana e zv. kryeministrit Bislimi – duke e quajtur gjithë atë që po ndodh si “komplet qesharake” .

“Ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës që e futi vendin në një udhëkryq të rrezikshëm duke ndërmarrë veprime të njëanshme.” – shkruan tutje z. Azemi.