“Fatkeqësitë natyrore po bëjnë kërdinë”/ Borrell: Ndryshimi i klimës është një kërcënim për sigurinë globale

Ndryshimet klimatike janë një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

 

Në një postim në rrjetin sicial Twitter, ai shkruan se BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e goditura nga zjarri në Greqi deri te viktimat e uraganeve.

 

Konkretisht, Josep Borrell thekson: “Këtë verë, fatkeqësitë natyrore po bëjnë kërdi në mbarë botën, duke vënë jetë në rrezik dhe duke shkatërruar shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Në të gjithë Mesdheun, zjarret po bëjnë kërdi. Sllovenia dhe Gjeorgjia janë prekur rëndë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Ndryshimi i klimës është një realitet i pamohueshëm dhe një kërcënim për sigurinë globale. BE mbetet e përkushtuar për të mbështetur të prekurit, nga zonat e shkatërruara nga zjarri në Greqi e deri te viktimat e tajfuneve në Filipine