Sheshi “Skënderbeu” të gatshëm t’i presin yjet që do të performojnë në “Peace Festival”

Kjo pano e ngritur pranë udhëkryqit që të kthen te Sheshi Skënderbeu në hyrje të Çarshisë së Vjetër, tregon se janë në vlugun më të madh përgatitjet për organizimin e “Peace Festival-it” në Sheshin Skëndërbeu, i cili do të injektojë energji pozitive, një shkrirje të trashëgimisë së çmuar dhe ritmeve optimiste në shenjë të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, që e organizon Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Siç dihet, ky festival paraqet një koncert të madh të yjeve të vokaleve më të mira të estradës shqiptare si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Ilmani, Tuna dhe Bardhi, mbrëmjen e së dielës(13 gusht) në Shkup, në përmbullje të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Është viti i dytë që ai po bëhet pjesë e kalendarit të shënimit të Marrëveshjes së Ohrit, më saktë, e shënimit jo konvencional nga ana e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive që udhëhiqet nga Artan Grubi, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministri i parë i RMV-së./indeks.mk/

Esenca e këtij projekti është që të përçohet masazhi për paqen tek të rinjtë përmes muzikës dhe kërcimit, në përpjekje për të gjallëruar zemrat dhe mendjet e të rinjve të shumtë që do të mblidhen aty, si dhe për të kuptuar peshën e rëndësisë që përmban Marrëveshja e Ohrit.

Ky festival i koordinuar bukur do të shërbejë si një motiv për frymëzimin e të rinjve për të luajtur rolin e tyre në realizimin e paqes. Pa dyshim që ky festival do të jetë kulmi i vitit për shumë prej këtyre të rinjve dhe një pikë kthese për ta në mënyrën se si ata mendojnë dhe veprojnë drejt Paqes.

“Peace Festival”, pritet të jetë një ngjarje e paharruar, kurse njëri prej performuesve, këngëtari i njohur Bardhi, dje në një video porosi iu drejtua adhuruesve të muzikës me apel: “Shqipet e Maqedonisë, me 13 gusht shihemi në Shkup, në Sheshin Skenderbeu, në “Peace Festival”. Hajdeni krejtë, mos mungoni, po na prêt një super natë”.

E po, e diela nuk është larg!