Njëri nga të plagosurit në Runik është shtetas zviceran, kërkon që ta vazhdojë trajtimin atje

Njëri nga të plagosurit në Runik të Skënderajt mbrëmë është shtetas zviceran.

Ai ka kërkuar që të transferohet atje për trajtim të mëtejshëm.

Ndërkaq, i lënduari tjetër i cili është duke marrë mjekim në Klinikën Intensive, i është amputuar këmba dhe ka qenë në rrezik për jetë. Procesi i amputimit është vonuar për një orë për shkak se familjarët nuk kanë nënshkruar menjëherë.

E viktima e tretë i cili është duke marrë tretman në Klinikën e Ortopedisë pritet më vonë t’i nënshtrohet operimit në shputë.

Nga rasti në Runi ka mbetur i vdekur N.L i moshës 39-vjeç./Klankosova.tv