Haliti: Marrëveshja e Brukselit nuk është bërë që të humbas dikush por që të fitojnë të gjithë

Deputetit i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit askush nuk do të humbas pasi sipas tij ajo është projektuar për të pasur fitues.

“Të gjithë do të fitojnë sepse marrëveshja e Brukselit nuk është bërë që të humbas dikush ”, ka vlerësuar deputetit i Kuvendit të Kosovës, Haliti.

Tutje, ai ka thënë se kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, sipas tij duhet të japin dorëheqje nga posti që mbajnë deri në mbajtjen zgjedhjeve të parakohshme lokale.

“Unë mendoj që kryetarët e komunave veriore të Kosovës duhet të japin dorëheqje”, ka theksuar Haliti nga PDK-ja.

Sipas tij zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të shpallen pasi të arrihet një marrëveshje me ndërmjetësuesit ndërkombëtar.

“Më qëllim që serbët lokal të binden që të marrin pjesë në zgjedhje, por nëse serbët lokal refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhje, zgjedhjet nuk duhet të përsëriten më”, ka përfunduar ai./Dukagjini