Bogoev: Jam optimist se do të kemi mbështetje për ndryshimet kushtetuese

Le të fillojë seanca, le të fillojë diskutimi. Jam optimist se do të gjejmë mbështetje. Koha do të tregojë nëse është e vërtetë ajo që thotë opozita, që anëtarët e qeverisë nuk do të votojnë, apo ajo që ne themi se do të kemi mbështetje.

Nuk duhet të konkurrojmë me numra nëse 5-7-10 deputetë do të votojnë pro apo një apo dy kundër. Të 120 deputetët duhet ta kuptojnë se nuk mund të kemi marrëveshje më të mirë dhe kornizë më të mirë negociuese”, tha nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev për TV24.

Ai shtoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se tani është shansi për të hapur kapitujt së bashku, për të përveshur mëngët dhe për të arritur qëllimin që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

“Qëllimi është ambicioz, por nëse punojmë së bashku nuk është i paarritshëm”. Nga ana tjetër, izolimi do të thotë bullgarizim. “Bullgarizimi do të thotë të shkosh nëpër qytetet e Bullgarisë dhe të nënshkruash një deklaratë se ndihesh si bullgar për të marrë pasaportën bullgare”, tha Bogoev.

Nënkryetari i LSDM-së shtoi se nëse nuk miratohen amendamentet kushtetuese do të ketë periudhë të izolimit të vendit dhe shkatërrimit të së ardhmes së qytetarëve që shpresojnë në standard dhe jetë më të mirë si anëtare e BE-së.