Britania e Madhe është një vend i zhvilluar dhe me traditë të jashtëzakonshme. Nder dhe përgjegjësi, që si i ftuar i Universitetit të Uellsit dhe bordit të IEEE konferencës, të drejtohem përpara një audience të lordëve, diocesave, shkencëtarëve dhe liderëve politikë.
Në “Prestige lecture & dinner” fola për inovacionet dhe zhvillimet e fundit teknologjike në vendin tonë dhe më gjerë. Njëherit identifikuam dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit në projekte shkencore, të gjelbërta dhe të ekonomisë cirkulare.
Në vazhdim, do të takohemi me startup kompani, akceleratorët digjital, industrinë e automobilëve të Austin Martin dhe shumë entitete të rëndësishme.
Njëherit, si “Keynote speaker” do të drejtohemi me prezantim të zhvillimeve të Inteligjencës Artificiale dhe Prologut.
Vetëm me rrjetizim dhe partneritet me vendet e zhvilluara mundemi të progresojmë më shpejtë si vend dhe si shoqëri.