Mujeci krah për krah me Sveçlën, Rukiqi i LDK-së pyet “kah sa po shkon” ekstazia

yrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi në Shqipëri është arrestuar asamblisti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Rukiqi ka ripublikuar fotografinë që Mujeci kishte postuar në profilin e tij e ku shihej krah për krah me Xhelal Sveçlën, tashmë Ministër i Punëve të Brendshme.

Ai ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se “kah sa po shkon”, duke aluduar në çmimin e sasisë së drogës që është kapur.

“Trafikanti dhe afersia e tij me ate qe supozohet qe duhet t’i luftoj trafikantet (Ministrin).

Mos te harrojme faktin qe trafiku eshte bere nga Kosova ne drejtim te Shqiperise.

#VVkahsaposhkon?”, ka shkruar Rukiqi.