Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëngjitjes së Maqedonisë së Veriut me Deklaratën e grupit G7, informon Indeks.mk
“I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut që iu bashkua Deklaratës së grupit G7 në mbështetje të garancive të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bën këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të forcuar partneritetin e vendeve tona, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi Zelenski në Twitter, përcjell Indeks.mk
Ndryshe, koalicioni i vendeve të G7 ka iniciuar një kornizë Deklaratë afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, duke thënë se do të kërkojë të zbatojë një agjendë reformash për të ndihmuar në sigurimin e Kievit me “qeverisjen e mirë të nevojshme për të përparuar drejt aspiratave të tij euro-atlantike”.(Indeks.mk)