Arbër Ademi në ABCNews: BDI ka marrëdhënie të mira me të gjitha partitë e Kosovës dhe Shqipërisë

Arbër Ademi, deputeti i BDI në një lidhje skype nga Shkupi në emisionin e djeshëm “Ballkan Update” në TV ABCnews, foli për vizitën e Ministrit të Transportit të Kosovës në Maqedoni, si një lëvizje e Kurtit për të rregulluar gabimin e pak ditëve më parë.

Ai tha se çdokush është i mirëseardhur në Maqedoni, aq me tepër kur kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ka marrëdhënie të mira me të gjithë partitë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Sigurisht që çdokush është i mirëseardhur në Maqedoni, aq më tepër kur kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni ka marrëdhënie të mira me partitë shqiptare dhe kosovare. Vizita e ministrit kosovar të Transportit ishte në seli për një takim me Ali Ahmetin, për projekte të rëndësishme për të dyja vendet. Këto takime janë të mirëseardhura.”

“Po si zoti Kurti, ashtu edhe çdokush tjetër nga Kosova apo vendet të tjera kanë takime të rregullta me Ahmetin. Kjo është vizitë në vazhdë ne takimeve që Ahmeti ka me vendet përreth. Ne presim që bashkëpunimet të vazhdojnë më partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri”, sqaroi Ademi.