16-vjeçari në Tiranë goditet me sende të forta/ Niset me urgjencë në spital, policia në kërkim të autorëve

Një adoleshent ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë.

 

Policia njofton se 16-vjeçari është goditur me sende të forta, pas një konflikti të çastit.

 

Adoleshenti u nis me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.